TIRANË, 3 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Pyllëzimi në zonën rreth liqenit të Kurjanit ka qenë ndër prioritetet e Bashkisë së Roskovecit.
Në një prononcim për ATSH-në, Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi shprehet se rikthimi i peizazhit të dikurshëm në Kurjan është synimi ynë.
“Deri në fund të muajit mars arritëm të mbillnim të gjithë sipërfaqen e shpyllëzuar prej 7 ha toke dhe mbollëm në total 14 000 fidan akacie. Akacia është pema e cila ka qenë pjesë e peizazhit të pyllit afër liqenit të Kurjanit”, tha ajo për ATSH.
Ky investim është realizuar me të ardhurat e bashkisë, në vlerën 2,289,600 lekë.
Ndërkohë stafi i bashkisë po ashtu ka kontribuar nga të ardhurat vetjake dhe kanë mbjellë fidanë po në këtë zonë.
