Trajneri Ze Maria rinovon kontratën me “Tiranën” deri në vitin 2020

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ – Trajneri brazilian e klubit të futbollit “Tirana” ka rinovuar kontratën edhe për dy sezone të tjera.

Lajmin e ka publikuar klubi bardheblu në “Facebook”, ku shkruan se, “projekti Superiore nis me rinovimin e Ze Marias”.

“Ka nisur sot zyrtarisht projekti Superiore. Presidenti Refik Halili ka gjetur akordin me trajnerin Ze Maria për të rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme”, thekson klubi bardheblu.

Së bashku me Ze Marian kanë rinovuar marrëveshjet edhe ndihmëstrajneri Marco Aurelio dhe përgatitësi atletik Rafael Costa.

“Marreveshja e re ka sjellë shtrëngimin e duarve mes palëve për një projekt ambicioz. Klubi vijon punën për të bërë gati përgatitjet verore dhe skuadrën Superiore”, thekson klubi i “Tiranës”.

/gj.mima/ /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.