FRANCË – Lotari kombëtare për shpëtimin e monumenteve në rrezik

PARIS, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet franceze njoftuan krijimin e një lotarie për të shpëtuar monumentet në rrezik, nismë e re e presidentit të Frances Emmanuel Macron, në kërkim të fondeve për të rregulluar bilancin publik.

Kjo iniciativë u prezantua në kështjellën e Voltaire di Ferney, simbol i tolerancës  dhe iluminizmit, kështjellë që ndodhet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, që u restaurua për nëntë milionë euro dhe që do hapet për publikun javën e ardhshme.

Kjo lotari, e ngjashme me ”Gërvisht dhe fito” do të financojë ristrukturimin e atyre monumenteve ku bashkitë nuk mund t’i menaxhojnë vetë.

Në total janë 18 objekte emblematike, fetare, kulturore, monumentale dhe arkitektonike që do të mbështeten në mënyrë prioritare.

Mes tyre edhe një kala e viteve 800, një miniishull, shtëpia e shkrimtarit Aime Cesaire, në Martinika si dhe një ujësjellës romak, në perëndim të Francës.

Qeveria parashikon 15-20 milionë euro të destinuara për pasuritë në rrezik./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.