Vathët e mëdhenj, tendenca e verës 2018

TIRANË, 31 maj /ATSH/ – Qofshin rrathë apo të varur vathët që duhet të vendosni sipas tendencave të modës për verën 2018 janë të mëdhenj.

Një aksesor i domosdoshëm i stinës së verës vathët e çmuar apo bizhu do të dominojnë të gjithë dekoltenë apo pjesën e shpatullave.

Modelet variojnë me stile të ndryshme nga ato në formë karficash, deri tek më të veçantat në forma gjeometrike dhe me thekë.

Por nuk mbeten pas dhe vathët që të kujtojnë vitet ’70 me rrathë të mëdhenj prej kocke me ngjyra dhe gjysëm transparentë. Gjithashtu stilstë si Isabel Marant, kanë marrë frymëzim nga diskot e viteve ’80. Ndërsa Saint Laurent ka preferuar vathë të mëdhenj, por më elegantë, prej mëndafshi.

Shfletoni galerinë më poshtë për të zgjedhur vathët më trendi të këtij sezoni./a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.