DAMASK, 31 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti sirian, Bachar al-Assad u shpreh i hapur për pajtim në një shtet të shkaktuar nga lufta prej më shumë se shtatë vitesh, por nuk përjashtoi përdorimin e forcës ndaj forcave kurde të mbështetura nga SHBA-ja për të rimarrë rajonet nën kontrollin e tyre.
Në një intervistë për televizionin Russia Today, e transmeruar sot, Assad konfirmoi se një konfrontim i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe SHBA-së u shmang tamam në kohë në Siri, ku dy fuqitë e mëdha ndërhynë në konflikt.
“Problemi i vetëm që vijon të jetë edhe sot i pranishëm në Siri, janë forcat demokratike siriane (FDS), u shpreh presidenti sirian ku trupat kanë arritur me sukses që prej vitit 2015 për të rimarrë më shumë se 60% të territorit nën kontrollin e rebelëve dhe xhihadistëve kryesisht në sajë të ndihmës së aleatit rus.
“Kemi dy mundësi për të zgjidhur këtë problem, fillimisht përgatitëm terrenin për negociata pasi shumica e anëtarëve të (FDS) janë në Siri. Nëse kjo gjë nuk funksionon, ne do t’i çlirojmë territoret tona me anë të forcës. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, theksoi ai./
/v.b/