TIRANË, 31 maj /ATSH/- Qeveria miratoi një shtesë në vendimin “Për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, të ndryshuar.
Sipas këtij vendimi: “Për mbështetjen e procesit të integrimit evropian, institucionet sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, angazhojnë numrin e përcaktuar të praktikantëve që do të punojnë në funksion të procesit të integrimit evropian, nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për përgatitjen e database-ve me të dhënat e çdo institucioni”.
Miratohen masat për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas dokumenteve “Udhëzues për llogaritjen e kostove për menaxhimin e mbetjeve” dhe “Modelet për llogaritjen e tarifave për menaxhimin e mbetjeve”. /e.xh//r.e/
