Volejboll, kombëtarja e femrave nderon ngjyrat kuqezi

TIRANË, 30 maj/ATSH – A. Fortuzi/ – Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra ka fituar sot pasdite 3-1 ndaj Izraelit në takimin e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova”. Një paraqitje e mirë dhe një fitore e merituar e kombëtares kuqezi, që korri fitoren e tretë në Grupin B të Ligës së Europës dhe kualifikohet për në fazën finale.

Shqipëri – Izrael, 3-1 (25-23, 25-19, 27-29, 25-16)

Gjatë ditë së mërkurë kanë luajtur edhe meshkujt. Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur në mbrëmje 3-0 nga Bjellorusia në ndeshjen e katërt të Grupit B, të vlefshme për Ligën e Europës, takim që u luajt në sallën e lojërave “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.

Kjo është humbja e tretë e kombëtares në këtë turne, ku ka edhe një fitore, duke u renditur aktualisht në vendin e tretë.

Shqipëri – Bjellorusi, 0-3 (17-25, 22-25, 14-25)

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.