Llogaridhënia publike, vijojnë takimet në të gjithë vendin

TIRANË, 30 maj/ATSH – A. Fortuzi/ – Qeveria shqiptare vijon me llogaridhënien publike në të gjithë vendin, duke u njohur nga afër me problemet dhe shqetësimet e banorëve, njëkohësisht duke i informuar këta të fundit me projektet dhe programet e ndryshme të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në “Facebook” disa fotografi nga fushata e bashkëqeverisjes me qytetarët.

“Fotoalbumi i fushatës së bashkëqeverisjes që ka vijuar në njësitë administrative të bashkive Dropull, Selenicë, Vlorë, Berat, Fier, Divjakë, Elbasan, Librazhd, Lezhë, Mirditë, Kukës me takimet e Llogaridhënies Publike të qeverisë dhe kontakte me qytetarë e grupe interesi”, shkruan Rama./e.caushi/

 

Fotoalbumi i fushatës së bashkëqeverisjes që ka vijuar në njësitë administrative të bashkive Dropull, Selenicë, Vlorë,…

Posted by Edi Rama on 30.05.2018

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.