ATHINË – Cipras: Greqia, shembull i stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes

ATHINË, 30 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Greqia ka përjetuar një periudhë të vështirë ekonomike, e cila është duke u rimëkëmbur, deklaroi dje kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një fjalimi në mbledhjen vjetore të Federatës Greke të Ndërmarrjeve (SEV), në Athinë.

“Ne arritëm të ndryshojmë imazhin e vendit me vendosmëri. Greqia nuk përbën një kërcënim sistematik për Europën (…) Vendi ynë është bërë një shembull i stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes”, deklaroi kryeministri grek Cipras.

Përsa i përket zgjedhjeve, ai tha se ato do të zhvillohen në fund të mandatit të qeverisë dhe gjithashtu, kritikoi opozitën për “diskutimin e vazhdueshëm të zgjedhjeve”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.