STRASBURG – Verhofstadt: Kriza italiane vë nën presion euron

STRASBURG, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Kostatohet se sa herë ka kriza në një vend të BE-së, monedha e përbashkët, euro, vihet nën presion, po të kemi parasysh edhe rastin e Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe së fundi Italisë, deklaroi lideri i liberalëve në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt.

”Kur në një vend anëtar të Bashkimit Europian ka krizë politike, automatikisht transformohet në një presion mbi monedhën e përbashkët, sepse nuk ka një monedhë të përbashkët, por një kontratë midis 19 vendeve. Dhe sa herë ka një problem, sistemi ka probleme”, theksoi Verhofstadt.

Sipas tij, ”zgjidhja është që të bëhen reforma në zonën e euros duke ndërprerë lidhjet me ngjarjet politike të çdo vendi anëtar në monedhën e përbashkët”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.