“Rrno për me tregue”, kryevepra e At Zef Pllumit rikthehet në Teatrin Eksperimental

TIRANË,29 maj /ATSH/ – Monodrama “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit me regji nga Milto Kutali dhe interpretim nga aktori Arben Derhemi rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Pas mbrëmjeve në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër vepra vjen sërish për publikun në Tiranë.

Vetë aktori protagonist në vepër Arben Derhemi lajmëron se është kryevepra e At Zef Pllumit. “Në data 8-9-10 qershor në orën 20.00 në teatrin “Kujtim Spahivogli” (salla Molier). Për të gjithë ata që nuk kishin rastin ta shihnin kryeveprën e At Zef Pllumit”, shkruan aktori Derhemi në profilin e tij në Facebook.

Komunikimi mes njeriut dhe bimës, njeriut dhe kafshës, dhe pa mundësia që njeriu me njeriun të gjejnë gjuhën e përbashkët, ishte përzgjedhur si pjesë thelbësore e kësaj monodrame është pjesa kryesore e kësaj monodrame.

Mesazhi shkon sidomos për të rinjtë që dijnë pak për një nga periudhat e errëta që kaloi vendi ynë.

Më herët në kohën kur vepra erdhi premierë aktori gjatë prezantimit u shpreh se ,”kjo vepër u vu në skenë sepse kjo shoqëri ka nevojë për këtë katarsis që të kuptojë dhe të gjithë njerëzit, kush në një mënyrë dhe kush në një mënyrë tjetër të kërkojë falje për gabimet.Ndoshta dhe diçka më tepër. Unë mbetem në kuadrin e kërkimit të faljes, sepse duke pasur parasysh llojin tonë ishte më mirë të kërkonin vetëm falje dhe pjesën tjetër t’ua linin njerëzve të tjerë që ta kuptonin vetë se çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe çfarë duhet të ndodhë.Liria është një çikë problem, sepse unë nuk e di ka ardhur akoma apo jo”, është shprehur Derhemi.

“Rrno për me tregue” vjen për publikun përmes një skenografie të thjeshtë, me element funksional por me tekst goditës, duke përcjellë emocione të forta tek spektatori./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.