TIRANË, 29 Maj/ATSH/ Disa muzeume të Bukureshtit pritet të jenë, për më shumë se një muaj, tribuna të larmishmërisë kulturore të rajonit në kuadër të edicionit të IV të Festivalit të muzikës ballkanike të dhomës “Museicorum”.
Kësaj here iniciativa e Sopranos së mirënjohur Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Shqipërisë në Rumani, del përtej promovimit të kulturës mes dy vendeve duke sjellë në vëmendje vlerat e kulturës ballkanike.
Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht evidenton se ky Festival do të ketë pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë Klejda Tare dhe Dhurata Lazo, piano, Lorenc Radovani, violinë dhe Albania Cvintet.
/gj.m/ /a.g/

