KOMENT – RUSI2018 – Yjet e munguar të këtij botërori

ROMË, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Buffon, De Vrij, Chiellini, Bonucci, Strootman, Nainggolan, Paredes, Ibrahimoviç, Icardi, Benzema dhe Morata janë disa nga yjet të cilët nuk do të marrin pjesë në botërorin Rusi2018.

Në këtë botëror do të mungojë edhe Italia.

Që prej vitit 1958 nuk ndodhte kjo gjë dhe sot, pas 60 viteve, është e hidhur për ta thënia ”ne nuk do të jemi”.

Gjë, e cila penalizon 60 milionë italianë, duke i detyruar të punojnë ose të bëjnë pushime alternative ose t’i dedikohen familjes.

Në këtë botëror me 32 skuadra, 14 prej të cilave europiane, ka edhe skuadra të tjera, me protagonistë të mëdhenj që do të fshijnë lotët, ashtu si Buffoni në ndeshjen me Suedinë në ”San Siro”.

Edhe futbollistë të kalibrit si De Vrij, Strotman, Robben dhe kampionë në rritje si Kluivert Jr. duhet të bëjnë maksimumin nëse duan telespektatorë.

Po kështu i zhgenjyer edhe Gareth Bale, ku dy vjet më parë me ekipin e Uellsit arriti në gjysmëfinale apo edhe dëmtimi në shpatull që do të penalizojë edhe Salah.

Mendimet shkojnë edhe për Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez që kanë fituar dy edicionet e Kupës së Kilit, por që nuk kanë mundur të kualifikohen në grupin amerikano-jugor për në Rusi2018.

E gjatë lista e yjeve të lënë jashtë Argjentinës. Është rikuperuar Dybala, por është lënë jashtë Maurito, Icardi dhe Paredes për shkak të mospërshtatjes me Messin.

Te Belgjika, trainer Martinez nuk do të aktivizojë Mainggolan.

Spagna i ka mbyllur dyert Moratës, dhe Franca lojtarit Benzema, kushedi sa gola do humbasë në botëror.

‘’Pluhur yjesh’’ edhe per disa kampione të tjerë, ndër të cilët Marek Hamshik, me Sllovakinë që në Afrikën e Jugut2010 eliminoi Italinë, romanistin Edin Dzeko me Bosnjën e mbetur jashtë, juventinin Miralem Pjanic, austiakun David Alaba , grekun Kostas Manolas si dhe algjerianin Faouzi Ghoulam e Ryad Mahrez.

Por, përveç lotëve të Italisë ishte edhe moskualifikimi i Sirisë, që do të prezantonte një vend të rrënuar nga lufta duke u ndalur një hap para ëndrrës së botërorit.

Për herë të parë, u kualifikua pas barazimit në zonën e saj kontinentale, por pas rezultatit 1-1 me Australinë, në një fushë asnjanëse për motive sigurie, në ndeshjen e kthimit në Australi u mund në kohën suplementare me një gol të veteranit Cahil, dhe disa ndëshkimeve të Al Somah në minutën e 120 duke përfunduar 2-1 dhe duke shuar shpresat e një populli të tronditur nga lufta./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.