FRANCË – Bursat europiane dhe Wall Street tronditen nga kriza italiane

PARIS, 29 maj /ATSH-AFP/ – Bursat Europiane përfunduan të gjitha sot në rënie të ndjeshme për shkak të pasigurive politike në Itali dhe në Spanjë duke rritur pasigurinë e investitorëve.

Madje edhe “Wall Street” u prek gjithashtu, ku treguesi “Dow Jones” ra me 1,75% dhe “Nasdaq” me 0,93%.

Nga ana tjetër bursa e Parisit ra me 1,29%, Milanoja 2,65%, Madridi me 0,91% dhe Londra 1,26%.

Investitorët u tërhoqën nga pasiguria politike italiane pas vetos së vendosur nga presidenti i vendit kundër një ekzekutivi populist që nuk garantonte qëndrimin në euro.

Një qeveri teknike provizore u emërua por tregjet i druhen zgjedhjeve të reja që mund të përforcojnë më shumë partitë populiste dhe euroskeptike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.