STAMBOLL – Ince: Nëse zgjidhem president, nuk përjashtoj bisedimet me Assad

STAMBOLL, 28 maj  /ATSH-ANSA/ – Nëse do të zgjidhem president më 24 qershor, nuk përjashtoj fillimin e bisedimeve me Bashar al Assadin, deklaroi Muharrem Ince, kandidati rival i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan.

‘’Nuk kam ndonjë simpati apo antipati në drejtim të tij, por në administratën shtetërore nuk duhet të ketë vend për inate. Kush udhëheq Turqinë, nuk duhet të reagojë në mënyre të pamotivuar’’, theksoi Ince për gazetën turke ”Hurriyet”.

Sipas kandidatit republikan, mbi 3,5 milionë sirianët që jetojnë në Turqi do të jenë të lumtur të kthehen në shtëpi, kur të stabilizohet një strukture ndryshe në Siri ,me një kushtetutë të re, të monitoruar nga OKB-ja./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.