POLONI – NATO i kërkon Rusisë të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e avionit MH17

VARSHAVË, 28 maj /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi sot Rusinë gjatë një vizite në Poloni, duke i bërë thirrje Moskës që të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” MH17 në Ukrainë në vitin 2014.

“Unë jam dakord me qeverinë holandeze, e cila i bën thirrje Rusisë të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e avionit “, deklaroi Stoltenberg, duke përcaktuar incidentin që shkaktoi vdekjen e 298 pasagjerëve , si një “pasojë direkte” e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Hollanda dhe Australia kanë akuzuar Rusinë për rrëzimin e avionit MH17 pasi një ekip hetuesish ndërkombëtarë zbuluan  se sistemi anti-ajror “Buk”, që i përkiste Rusisë, u përdor për të rrëzuar aeroplanin.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.