Gjykata e Apelit heq masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin

TIRANË, 28 maj/ATSH-A.Fortuzi/- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur se Gjykata e Apelit vendosi sot të shfuqizojë masën “arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ish-ministri do të vijojë të jetë në hetim pa masë sigurie.

Seanca gjyqësore që u zhvillua në gjykatën e Apelit zgjati rreth dy orë dhe palët shpalosën argumentet e tyre.

Sipas Haxhisë, prokuroria kishte kërkuar sërish arrestimin e Tahirit, por gjykata në bazë të provave dhe duke u bazuar në ligj vendosi që të lihet i lirë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.