FUTBOLL – Liverpool blen për 50 milionë euro Fabinho nga Monaco

MONAKO, 28 maj /ATSH-AFP/ – Braziljani, Fabinho, që nuk u thërrit në Botërorin në Rusi, do të largohet nga ekipi i AS Monaco dhe do të shkojë tek Liverpool, finalistja e Ligës së Kampionëve, njoftuan sot në “Twitter” dy klubet.

“Kjo është diçka që e kam dëshiruar gjithnjë. Ky është një ekip gjigant. Infrastrukturat e klubit duken të jashtëzakonshme”, thotë mesfushori 24-vjeçar në rrejetet sociale, shoqëruar me një foto ku është duke firmosur kontratën e tij.

Sipas burimeve pranë klubit të Monaco, shuma e transferimit të braizilianit arrin deri në 50 milionë euro plus bonusat. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.