Më 30 maj hapet Amfiteatri i Tiranës

304

TIRANË, 27 maj /ATSH- I. Vata/ – Amfiteatri  LiqeniT Artificial Të Tiranës do të hapet më 30 maj duke sjellë surpriza e spektaklit fantastik qo do organizojë Bashkia.

Rikonstruksioni i Amfiteatrit te Liqeni Artificial është drejt përfundimit dhe do të jetë sipas të gjitha parametrave moderne europiane.

Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

Po ashtu bëhet e ditur se nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit. Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e  fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.