STAMBOLL, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Aviacioni turk ka kryer sot sulme me raketa kundër objektivave të PKK-së kurde, në veri të Irakut.
Sipas forcave të armatosura turke, bombardimet janë bërë në zonën e Hakurkut duke vrarë apo plagosur gjashtë terroristë të armatosur.
Që prej korrikut të 2015, Turqia kryen rregullisht operacione ajrore kundër PKK-së kurde./ /os/ a.jor.