SHBA – FB dhe Twitter me rregulla më të ashpra për reklamat politike

UASHINGTON, 25 maj /ATSH-AFP/ – Facebook dhe Twitter njoftuan rregulla më të ashpra për reklamat politike, pas kritikave të forta për neglizhencën e tyre përballë rritjes së informacioneve të rreme gjatë fushatës zgjedhore amerikane në vitin 2016.

“Duke nisur nga dita e djeshme, të gjitha reklamat e lidhura me zgjedhjet dhe çështje të interesit të përgjithshëm në Facebook dhe Instagram në SHBA do të identifikohen duke përfshirë këtu një reklamë të paguar nga ana e personit që merret me reklamën”, theksoi drejtori i menaxhimit të produkteve të Facebook, Rob Leathern.

Këto rregulla të reja do të aplikohen edhe në pjesën tjetër të botës në muajt e ardhshëm.

Ato do të përfshijnë jo vetëm reklamat e kandidatëve, por gjithashtu edhe çështje të ndryshme politike dhe sociale, që disa analistë i gjykojnë të vështira për t’u aplikuar.

Facebook theksoi se do të verifikonte identitetin e personave që financojnë reklamat për të kontrolluar llogaritë e rreme dhe ndërhyrjet e huaja anë fushatat zgjedhore.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg, theksoi se qëllimi i këtyre rregullave të reja ishte të sigurohej pengimi i ndërhyrjeve dhe dezinformimit gjatë zgjedhjeve./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.