JAPONI – “Toyota” dënon taksimin e makinave të importuara në SHBA

TOKIO, 25 maj /ATSH-AFP/ – Numri një japonez i makinave, “Toyota”, dënoi sot idenë e administratës Trump për vendosjen e taksave për makinat e importuara në SHBA, me motivin se ekzistonte një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Një përfundim i tillë duket i paimagjinueshëm duke marrë parasysh faktin që industria e makinave është e natyrës botërore dhe se rreth 12 milionë automjete janë prodhuar vitin e fundit në SHBA”, shkruan filiali amerikan i “Toyota”-s në një deklaratë.

“Ne ndajmë objektivin për të zhvilluar punësimin dhe ekonominë e SHBA-së, me 1 500 koncesionarë, 136 000 të punësuar dhe së shpejti me uzinën e 11-të amerikane duke përmbledhur 23 miliardë dollarë të investuara në Amerikë gjatë 60 viteve të fundit”, thekson grupi.

”Por, ne mendojmë se tregtia e lirë dhe e ndershme është mjeti më i mirë për të krijuar një rritje ekonomike afatgjatë për industrinë e makinave”, shtoi ai.

Edhe prodhues të tjerë të huaj të makinave kanë kritikuar gjithashtu vullnetin e Donald Trump për të penalizuar prodhuesit që eksportojnë automjetet e tyre apo pjesë këmbimi në SHBA.

“Askush nuk ka përfituar nga një proteksionizëm i njëanshëm”, theksoi gjiganti gjerman i makinave “Volkswagen”,kur BMW, specialist i gamës së lartë, i kërkoi një akses pa pengesa në emër të rritjes dhe punësimit në ekonominë botërore.

Prodhuesi suedez “Volvo Cars” bëri një paralajmërim për administratën Trump mbi investimet dhe krijimin e vendeve të punës në SHBA nëse taksat e reja doganore godasin importuesit e makinave.

“Trump theksoi dy ditë më parë se kishte parashikuar vendosjen e taksave të reja doganore mbi importin e makinave dhe pjesëve të këmbimit në SHBA”, sipas një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.