Fluks i lartë kërkesash për shkollat profesionale

TIRANË, 25 maj/ATSH/-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një fluks të lartë kërkesash për shkollat profesionale, ç’ka lindin nevojën për hapjen e më tepër shkollave profesionale.

Duke marrë shkas nga kërkesa e një prej drejtueseve të ish teknikumit të naftës në Kuçovë, për rihapjen e kësaj qendre me orientim arsimin profesional ku mund të përgatiten punëtorë për degë të reja të industrisë së TAP, SHELL,etj, kreu i qeverisë theksoi se nëse pas nisjes së funksionimit të qendrës së formimit profesional në Berat, që po mbështetet nga kompania SHELL që operon në fushën e kërkimit të naftës, do të përballemi me fluks të lartë kërkesash, atëherë do të mund të rihapim teknikumin”.

“Kërkesat drejt arsimit profesional po vijnë gjithnjë e duke u shtuar. Në të gjitha shkollat aktive profesionale ka nevojë për shtim kapacitetesh. Kemi nevojë për më shumë shkolla profesionale, sepse duke hapur rrugën e arsimit profesional kërkesat po vijnë duke u rritur”, deklaroi Rama./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.