Agjencia Telegrafike Shqiptare

AUSTRI – Kurz: Programi i qeverisë italiane i papërgjegjshëm

VJENË, 25 maj /ATSH-APA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz i forcës konservatore Partia e Popullit është i shqetësuar për zhvillimet politike në Itali.

“Projekti italian mund të dëmtojë euron”, deklaroi dje Kurz për gazetën “Kleine Zeitung”.

“Programi i qeverisë së ardhshme italiane, nga partia e krahut të djathtë, Liga, dhe populistët e Lëvizjes Pesë Yjet është shumë i papërgjegjshëm”, tha Kurz.

“Europa mund të shkojë në drejtim të Greqisë”, tha Kurz duke iu referuar politikave të borxhit italian.

Italia është vendi me borxhin më të madh kombëtar pas Greqisë në eurozonë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version