SHBA – Pas tarifave të metaleve Trump kërkon edhe ato të makinave

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ – Disa ditë nga përfundimi i afatit të përjashtimit të Europës nga taksat ndëshkuese mbi çelikun dhe aluminin, presidenti amerikan, Donald Trump goditi sërish fuqishëm sot duke menduar të vendosë taksa të reja doganore mbi importimet e automjeteve në SHBA.

“I kam kërkuar sekretarit të Tregtisë, Wilbur Ross që të fillojë një hetim në seksionin 232 mbi importin e automjeteve, përfshirë kamionët dhe pjesët e këmbimit, për të përcaktuar impaktin e tyre në sigurinë kombëtare amerikane”, njoftoi presidenti i SHBA-së, i cituar në një komunikatë në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi presidenti amerikan premtoi në “Twitter”, “të reja të mëdha për prodhuesit amerikanë të automjeteve, viktima sipas tij të dekadash humbje të vendeve të punës në përfitim të shteteve të tjera”.

Sipas një artikulli të botuar nga “Wall Street Journal” pak para zyrtarizimit të këtij njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, këto taksa, nëse vendosen mund të arrijnë deri në 25% mbi importet e automjeteve. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.