Parku i Ulzës në Ditën Europiane të Parqeve Natyrore

TIRANË, 24 Maj / ATSH / – Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre. 24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare europiane në Suedi në vitin 1909.

Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Europës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës. Parqet e Shqipërisë dhe nevoja që ato kanë për një menaxhim të qëndrueshëm, duhet të kenë një mbështetje më të madhe publike, kështu që ky aktivitet ndërgjegjësues i bashkohet nismës mbarë Evropiane, për edukimin e vlerave të biodiversitetit të brezit të ri, të cili do të jenë edhe “kujdestaret” e ardhshëm të tyre.

Edhe Organizata “Miqësia Ulëz” Pjesë e Rrjetit për Ruajtjen e Natyrës në kuadër të ditëve mjedisore  organizoj sot  aktivitetin me teme: Dita Europiane e Parqeve, ku në bashkëpunim me Pushtetin vendore Nj. Administrative Ulëz Bashkia Mat, shkollën 9-vjeçare “Papa Gjon Pali -II “në Ulëz, aktorë lokal,grupe interesi si  dhe institucione shtetërore, u njohën me faunën dhe florën vendase e paraqitur në telajo nga  piktor vendas, ekspozita fotografike, objekte të kulturës dhe traditës zonale etj. Aktiviteti do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.