SHBA – Vdes Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-AFP/ – Shkrimtari Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane, vdiq dje në moshën 85-vjeçare, sipas agjentit të tij, i cituar sot nga disa media amerikane.

Vëzhgues i saktë i shoqërisë amerikane dhe i dështimeve të saj, ai u lind në Newark (New Jersey) dhe ishte gjithnjë i pranishëm në mesin e kandidaturave për çmimin Nobel në Letërsi, pa mundur kurrë të shpërblehet me këtë vlerësim prestigjioz.

Ai është autori  i “Njollës”, “Komplot kundër Amerikës” dhe i “Teologjia amerikane” për të cilin u shpërblye me çmimin Pulitzer në vitin 1998.

Ishte pikërisht libri “Portnoy dhe komplesi i tij”, botuar për publikun në vitin 1969, një vepër që bëri bujë dhe njëkohësisht skandal, si për përshkrimet seksuale mjaft të detajuara dhe mënyrën e trajtimit të besimit hebre./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.