Kosovë- Miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”

PRISHTINË, 23 Maj/ATSH/.- Anëtarët e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë miratuar sot projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kjo pikë nuk ka qenë në rend të ditës të komisionit, por ishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, që propozoi të hidhet në votim ky projektligj.

Anëtarët e Komisionit e kanë votuar projektligjin në parim dhe më pas do ta dërgojnë në Kuvend.

Komisioni do të shqyrtojë projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Kompleksi memorial “Adem Jashari”, prej njëzet vjetësh është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të familjes Jashari që ra heroikisht në luftën për pavarësi. /KosovaPress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.