GREQI – Kamenos: Asnjë marrëveshje në parlament, nëse Shkupi nuk ndryshon kushtetutën

ATHINË, 23 maj /ATSH-ANA/ – Qeveria greke nuk do të dërgojë asnjë marrëveshje në parlament lidhur me emrin e Maqedonisë, nëse vendi fqinj nuk ndryshon kushtetutën, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, njëkohësisht edhe kryetar i partisë ”Grekët e pavarur”, në një intervistë për radion greke ”Alpha”.

”Nuk duket se do të ketë një zgjidhje, pasi vendi fqinj nuk po ndërmerr hapat e duhura në këtë drejtim. Partia ime nuk do të votojë për asnjë emër ku përfshihet termi ‘Maqedoni”, theksoi Kamenos.

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, nesër dhe pasnesër do të kenë një takim të ri për çështjen e emrit me ndërmjetësuesin e OKB-së, Mathew Nimetz./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.