TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Ekipi korçar i “Skënderbeut” është shpallur për të 8 herë kampion i Shqipërisë në futboll.
Edhe pse pësua një humbje të thellë përball ekipit të “Vllaznisë” që do të luaj në Kategorinë e Parë, asgjë nuk i ka penguar lojtarët, stafin drejtues dhe tifozët që të krijojnë një atmosferë festive në stadiumin “Skënderbeu”.
Pas ngritjes së trofeut në qiell, futbollistët dhe stafi kanë shkuar për të festuar sëbashku me tifozët./e.caushi/