FSHF mbështet shoqatën e njerëzve që nuk dëgjojnë në nje turne futbolli

TIRANË, 23 Maj/ATSH/ -Federata Shqiptare e Futbollit ka mbështetur një aktivitet futbolli, në ndihmë të njerëzve që nuk dëgjojnë, në komunitetin shqiptar.

Ky komunitet ka zhvilluar një turne të vecantë futbolli në Prishtinë, fundjavën që lamë pas.

Në këtë organizim merrnin pjesë 10 ekipe, nga shtete si Maqedonia, Rumania, Bullgaria , Kosova dhe Shqipëria me 2 ekipe.

Ky është edicioni i dytë që zhvillohet nje aktivitet unik për këtë pjesë të shoqërisë.

Atmosfera ka qënë shumë emocionuese kjo edhe falë përkrahjes së tifozerisë, e cila nuk ka munguar në shkallët e Pallatit te Sportit dhe Rinisë në Prishtinë.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.