FRANCË – Le Drian: Parisi nuk bojkoton Kupën e Botës në futboll

PARIS, 23 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë franceze deklaroi se çështja e një bojkoti të mundshëm të Kupës së Botës në Rusi nuk diskutohej për momentin për Francën dhe se do të ishte më e drejtë arritja e qëndrimeve të përbashkëta me Moskën për krizat e mëdha në rajon.

“Çështja është e thjeshtë, a është Rusia e gatshme për të hyrë në një proces negociatash për krizat e mëdha të momentit? u shpreh në formën e një pyetjeje Jean-Yves Le Drian për radion “France Inter” para vizitës së presidentit, Emmanuel Macron në Rusi.

”Me palën ruse kemi shumë mosmarrëveshje si kriza ukrainase, intimidimet dhe ndërhyrjet e dyshuara ruse në proceset zgjedhore apo më tej sulmet kimike në Siri”, tha ai.

”Ne kemi gjithashtu interesa të përbashkëta. Rusia është një shtet i madh i planetit tonë, i cili mund të jetë një partner”, theksoi Le Drian, duke iu referuar Sirisë dhe ruajtjes së marrëveshjes për bërthamoren iraniane./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.