Gjirokastër, 1.1 miliard lekë investime në rrjetin elektrik

Gjirokastër, 1.1 miliard lekë investime në rrjetin elektrik

Gjirokastër, 1.1 miliard lekë investime në rrjetin elektrikhttps://ata.gov.al/2018/05/22/gjirokaster-1-1-miliard-leke-investime-ne-rrjetin-elektrik/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC.Humbjet në Gjirokastër, theksoi ai, janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 22.05.2018

TIRANË, 22 maj/ATSH/-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar në të gjithë qarkun e Gjirokastrës për ndërtim rrjeti rreth 1.1. miliard lekë në vitet e fundit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC.

Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu sipas tij, ka pasur ndërhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik.

“Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektro energjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit”, vuri në dukje Rama.

Humbjet në Gjirokastër, theksoi ai, janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%.

“Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet”, nënvizoi Gjiknuri.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.