Uji i pijshëm dhe pronat, problematikat kryesore të banorëve të Belshit

TIRANË, 21 Maj/ATSH/ – Problemi i ujit të pijshëm, tematika e duhanit, rehabilitimi i zonave liqenore, infrastruktura apo shqetësimet që vijnë në kuadër të legalizimeve apo regjistrimit të pronave, ishin disa prej çështjeve që Zv/kryeministrja, Senida Mesi diskutoi sot me banorë të Njësisë Administrative Grekan të Bashkisë Belsh.

“Në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna Për Shqipërinë Që Duam”, zhvillova një bashkëbisedim të hapur me banorë të Njësisë Administrative Grekan të Bashkisë Belsh, me të cilët ndau atë çfarë është bërë deri tani nga ana e qeverisë shqiptare dhe prioritetet e së ardhmes, si dhe u njoha më nga afër me problematikat kryesore që shqetësojnë banorët e kësaj njësie”, deklaron Mesi.

“Problemi i ujit të pijshëm, tematika e duhanit, rehabilitimi i zonave liqenore, #infrastruktura apo shqetësimet që vijnë në kuadër të legalizimeve apo regjistrimit të pronave, ishin disa prej çështjeve që diskutuam sot me këto banorë, të cilëve u nënvizova gatishmërinë tonë për t’i trajtuar e dhënë zgjidhje në të ardhmen”, thekson Mesi.

“Ftova gjithashtu pjesëmarrësit të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al, me anë të së cilës kushdo do të ketë mundësi të adresojë shqetësimin apo ankesën e tij/saj kundrejt çdo punonjësi të administratës publike që abuzon me detyrën, si dhe të kontribuojë me ide të ndryshme që i shërbejnë komunitetit”, nënvizon Mesi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.