SOFT NEWS – Pushime për Ramazan në emër të sigurisë në… punë!

STOKHOLM, 21 maj /ATSH-AFP/ – Ministrja daneze për Imigracionin dhe Integrimin, Inger Stojberg, deklaratat e së cilës për shtetasit e huaj janë bërë shpesh burim polemikash, u bëri sot thirrje myslimanëve të marrin pushime gjatë periudhës së Ramazanit, në emër të sigurisë në punë.

‘’U bëj thirrje myslimanëve të marrin pushime gjatë muajit të Ramazanit për të shmangur pasojat negative që mund të rëndojnë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë daneze’’, shkruan Inger Stojberg në një artikull të publikuar nga tabloidi BT.

”Pyes veten nëse një obligim fetar, që bazohet në një shtyllë 1 400 vjeçare të fesë islame, është në pëputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që ne kemi në Danimarkë në vitin 2018”, vijon ajo.

Ministrja u shpreh se i trembet ndikimeve të agjerimit në lidhje me sigurinë dhe produktivitetin si për shembull, rasti i drejtuesve të autobusave, të cilët nuk konsumojnë asgjë prej më shumë se 10 orësh.

‘‘Kjo mund të jetë e rrezikshme për ne të gjithë’’, paralajmëroi ajo./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.