SELANIK, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Sipas një njoftimi të policisë greke, dy persona të ekstremit të djathte u arrestuan, pasi sulmuan kryebashkiakun e Selanikut, Yannis Boutaris, gjatë një ceremonie zyrtare në qytetin e tij.
Kryebashkiaku u shoqërua në spital ku mori mjekimin e parë.
Sipas drejtoreshës së spitalit, Vana Papakristovulo, kryebashkiaku kishte lëndime në këmbë, gërvishtje dhe ishte në një gjendje të tronditur.
Policia po kërkon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Kryetari i Bashkisë së Selanikut, qyteti i dytë i Greqisë, u sulmua dje nga disa të dyshuar ekstremistë gjatë një ceremonie.
Butaris ka qenë shpesh në shënjestër të kritikave të ekstremistëve për deklaratat e tij për çështje të ndjeshme si Maqedonia, Turqia dhe Izraeli./ /os/ a.jor.
