Agjencia Telegrafike Shqiptare

RUSI2018 – Spanja pa Moratan

MADRID, 21 maj /ATSH-AFP/ – Sulmuesi Alvaro Morata (Chelsea) nuk është i përfshirë në listën e 23 lojtarëve të thirrur që do të përbëjnë ekipin e Spanjës për Kupën e Botës 2018, njoftoi trajneri i ekipit, Julen Lopetegui gjatë një konference shtypi.

Sulmuesit e thirrur janë Isco, Asencio, Lucas Vasquez, Iago Aspas, Rodrigo Moreno dhe Diego Costa, në një listë të udhëhequr pa surpriza nga De Gea, Piqué, Ramos, Busquets dhe Iniesta./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version