Peleshi: Festat lokale, energji për zhvillimin rural

TIRANË, 21 maj /ATSH/- Në fshatin Rehovë të Kolonjës, pjesë e programit ‘100 fshatrat’, u zhvillua festa lokale për promovimin e potencialeve të mirëfillta të zonë me impakt në zhvillimi rural dhe agroturistik, duke u bazuar më tepër në traditat dhe bashkëveprimim midis vëtë komunitetit.
I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha se
“Ky aktivitet shumë interesant, që në fakt bën pjesë në një politikë të re, që ne duam të fillojmë përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarje të vogla si kjo, por që sjellin shumë energji, krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitor dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, edhe pse e meriton, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim pra, në ‘100 fshatrat’.”
Ndërsa deputetja e zonës, Elisa Spiropali u shpreh shumë e lumtur që zona që ajo përfaqëson është pjesë e projektit të përbashkët të katër ministrive “100 fshtatrat” dhe se sigurisht ky besim dhe mundësia që iu dha kësaj zone dhe këtyre banorëve, duhet të shoqërohet me një punë të madhe, sepse zhvillimi rural dhe fuqizimi i ekonomisë në përgjithësi kërkon sakrifica dhe dëshirë për të punuar. e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.