Gjirokastra me 13 fshatra turistikë, investime në agroturizëm dhe agropërpunim

TIRANË, 21 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Qarku i Gjirokastrës do të ketë 13 fshatra turistikë në kuadër të projektit të qeverisë për “100 fshatrat”. Në këto fshatra fokusi do të jetë tek agroturizmi dhe agropërpunimi.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, se Gjirokastra është pjesë e rëndësishme e projektit të qeverisë për 100 fshatrat turistikë dhe në të janë përzgjedhur 13 fshatra.

“Së bashku me investimet në infrastrukturë dhe të tjerë sektorë, në fokus do kemi dhe turizmin për qarkun e Gjirokastrës. Edhe ky qark është pjesë e projektit të ‘100 fshatrave’ turistikë, me 13 fshatra në të cilat do investohet për t’u bërë sa më tërheqës për turizmin, agroturizmin dhe agropërpunimin”, – tha Rama. /r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.