45 vjet nga revolta e Spaçit-Tabaku: Ende nuk ka një memorial për martirët

TIRANË, 21 maj /ATSH- I. Vata/ – “21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljen ç’njerëzore të regjimit komunist duke thirrur , “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë”,  ka pohuar sot deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

“Në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljen ç’njerëzore të regjimit karshi tyre. Nën thirrjet “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë” të cilat i rimorën studentët në vitet 1990, këta heronj dhe guximtarë të rrallë vendosën jetën e tyre në ballë të një beteje që shkundi jo pak diktaturën komuniste”, shprehet Tabaku.

Tabaku thekson se ende nuk ka një memorial për martirët e Spaçit.

Më tej Tabaku shton se “me trishtim vërej që ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit. Sikundër vërej me trishtim që qeveria ka lënë në harresë këtë ditë të shënjuar për vendin tone”.

“Gjykoj se janë të pakta fjalët që mund të them për to, janë të varfëra fjalët e mia karshi tyre dhe respektit që ato meritojnë. Në nuk duhet të harrojmë gjakun dhe përkushtimin e tyre për një Shqipëri më mirë. Ata janë dëshmorët e vërtetë të këtij vendi, heronjtë e rrallë të një kombi që duhet të gjejë forcat për të përmbushur ëndrrën e tyre; një vend të lirë, demokratik dhe në Europë. I përjetshëm dhe përhershëm qoftë kujtimi për to dhe përpjekja e tyre qoftë mësim për ne”, shprehet Tabaku. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.