SHËNIM – Interneti revolucioni i heshtur i historianëve

PARIS, 19 maj /ATSH-AFP/ – Bota dixhitale me masën gjigante të arkivave numerike, pajisjet e saj të fuqishme të kërkimit dhe rrezikun që ato përbëjnë, për studiuesit, ndërkohë që rrjetet sociale po transformojnë në thellësi zanatin e historianit.

Era e dorëshkrimeve zhduket

Para 30 vitesh, specialistja franceze e shekullit XVIII, Arlette Farge përshkruante në një libër personal, “Shija e arkivit”, frekuentimin e gjatë dhe të duruar të sallave të arkivave ku “përcaktohet historia”, ku flet për ngjyrat e dosjeve, ashpërsinë e arkivistëve dhe erën e dorëshkrimeve.

Historiani i ditëve të sotme zhytet në një univers informatik ku mbretërojnë pajisje të kërkimit dhe ku era e letrave të vjetra nuk ndihet më. Itinerari i studiuesit, Frederic Clavert, 41 vjeç, është një shembull i mirë i këtij ndryshimi.

Kjo historiane filloi karrierën në fund të viteve 1990 me një tezë tradicionale mbi bankierin e rëndësishëm të Rajhut të Tretë, Hjalmar Schacht. Nga ditët që kaloi në arkivat federale të Berlinit, ai kujtohet për bezdinë për të lexuar disa dokumente të arkivave naziste.

Aktualisht, ky specialist në historinë moderne në Universitetin e Luksemburgut përdor kryesisht servera në internet dhe pajisje për të grumbulluar “tweets” si dokumente për një punë mbi përkujtimin e 100-vjeotirt të Luftës së Parë Botërore.

“Bëj gjithnjë histori, por kjo nuk ka shumë lidhje me seancat në arkivat berlineze para 20 vitesh”, shpjegon ai.

“Jam një rast ekstrem por shumë kolegë përdorin, shpesh herë pa e kuptuar realisht, arkiva informatike, që janë të disponueshme në internet me pajisje mjaftueshëm të përparuara për t’i shfrytëzuar”, thotë ai.

198 milionë dosje informatike

Ato ose janë bërë informatike duke u nisur nga dokumente të vjetra ose janë krijuar që në fillim në formë elektronike (email, tweets, faqe internet, dosje informatike), arkivat jo materiale po dominojnë falë madhësisë së tyre dhe lhetësisë për t’i aksesuar.

“Në arkivat kombëtare në Francë, arkivat informatike janë një sektor në rritje të jashtëzakonshme me më shumë se 198 milionë dosje”, shpjegon Martine Sin Blima Barru, përgjegjës i departamentit informatik.

Për shembull, gjatë ndryshimit të fundit të qeverisë franceze në vitin 2017, 9 000 gigabyte të dhëna që vinin nga kabinetet ministrore janë grumbulluar nga ky institucion misioni kryesor i të cilit është grumbullimi i arkivave të shtetit.

“Paradoksalisht, dokumentet informatike janë më të brishta se sa pergamenat e vjetra sepse t’i konservosh do të thotë t’i ruash të kuptueshme dhe të shfrytëzueshme në kohë, përtej vjetërimit teknologjik të formatit dhe të suportit të tyre”, sipas Sin Blima Barru.

Iluzioni i të bërit gjithçka informatike

Sebastien Poublanc, profesor në Universitetin Toulouse-Jean Jaures, tregon se tashmë për shumicën e studentëve të tij, të shkohet në një depo arkive është krejtësisht e padobishme sepse të gjitha burimet e tyre janë të informatizuara.

Por informatizimi i arkivave sjell një formë fshirjeje, një zbehje të raportit me burimet dhe nuk i le më vend zbulimeve të rastësishme” shprehet me keqardhje historiani në dokumentimin e tij “Shija e arkivave në epokën informatike”.

Nga ana tjetër, kolegu i tij Frederic Clavert, nuk shpreh keqardhje për erën e dorëshkrimeve por paralajmëron kundër iluzionit për të pasur çdo gjë informatike, sepse mund të harrojmë që jo çdo gjë është informatike dhe mund të lëmë mënjan arkivat e rëndësishme prej letre. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.