Golemi me rrugë të rikonstruktuara në prag të sezonit turistik

TIRANË, 19 Maj/ATSH/.- Banorët e Golemit, në Durrës, por dhe ata që zgjedhin atë për fundjave apo pushimet e verës tashmë do të kenë rrugë të asfaltuara.

Falë projektit të financuar nga qeveria shqiptare dhe të zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në Golem kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugëve 2, 3, 4 dhe rrugën paralele.

Tashmë Golemi nga një lagje informale pa rrugë dhe kanalizime është shndërruar në një zonë me infrastrukturë rrugore ndërlidhëse të re dhe sistem për kanalizimin e ujërave të bardha. /k.s//a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.