ATHINË – Greqia kërkon një rishikim kushtetues për emrin e Maqedonisë

168

ATHINË, 19 maj /ATSH-AFP/ – Mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Maqedonisë përsa i përket emrit të ish-Republikës jugosllave nuk mund të zgjidhen pa një rishikim të Kushtetutës maqedonase duke futur ndryshimin e emrit, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Dy ditë pas një takimi me homologun maqedonas, Zoran Zaev, i cili shikonte mundësinë e një marrëveshjeje në muajin qershor, Cipras nënvizoi se një rishikim i Kushtetutës së Maqedonisë, destinuar për të eliminuar çdo formë teorie, ishte një kusht paraprak i nevojshëm për hapjen e negociatave për këtë çështje.

“Qeveria greke nuk do të fillojë negociata specifike me Maqedoninë nëse nuk përmbushen kushtet fillimisht”, shtuan shërbimet e kryeministrit në një komunikatë.

Të enjten, kryeministri maqedonas theksoi se një zgjidhje e pranueshme ishte gjetur me homologun grek për këtë çështje që bllokon procesin e anëtarësimit të Maqedonosë në Bashkimin Europian dhe NATO.

Mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë daton që prej vitit 1991, ku Shkupi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.