Agjencia Telegrafike Shqiptare

KE: Samiti në Sofje konfirmoi perspektivën europiane të rajonit

TIRANË,17 maj/ATSH/- Komisioni Europian vlerëson se udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor në Sofje, kanë konfirmuar perspektivën europiane të rajonit dhe kanë ngritur një seri veprimesh konkrete për të forcuar bashkëpunimin në fushat e lidhjes, sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Ky samit na ka mundësuar që të afrohemi më shumë me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, të cilët hap pas hapi duke iu afruar Bashkimit Europian çdo ditë, secili me ritmin e vet dhe me meritat e veta. Anëtarësimi në BE nënkupton caktimin e vlerave dhe parimeve, sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe liria e shprehjes, sepse BE është mbi të gjitha një bashkësi vlerash dhe të drejtave “, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud- Juncker.

kosovapress/z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version