Vijon puna për restaurimin e fshatrave të Jugut

TIRANË, 16 maj /ATSH/- Në fshatrat e Vunoit dhe Dhërmiut vazhdon puna për rikualifikimin dhe restaurimin e fasadave dhe çative të shtëpive.

Ndërsa kanë përfunduar 60% e punimeve në shtëpitë e Dhërmiut dhe në Vuno në 45% të tyre.

Pjesë e projektit është dhe infrastruktura e nevojshme nëntokësore për energjinë elektrike, telefoninë dhe ujësjellësit.

Rikualifikimi i shtëpive në fshatrat e Vunoit dhe Dhërmiut është pjesë e projekteve të integruara që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton në Bashkinë e Himarës, me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Fshatrat tradicionale të rajonit jugor formojnë një shprehje unike të arkitekturës popullore amtare, të dallueshme nga siguria e tyre.

Në mënyrë, që të mbrohet dhe promovohet kjo trashëgimi e çmuar, fondet do të jenë në dispozicion për ”programin e Çative dhe Fasadave”, për të përmirësuar kushtet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore dhe për të siguruar që vlera e kësaj pasurie unike, është e njohur si një mjet për zhvillimin ekonomik.

Objektivi i restaurimit është t’i kundërvihet shkatërrimit dhe/ose braktisjes së shtëpive tradicionale, në favor të strukturave të reja të panjohura e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.