Ministri duhet të vazhdojë detyrën

143

TIRANË, 16 maj/ATSH-Maela Marini/ – “Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet,  ligjërisht jo e jo, por as moralisht”.

Kështu deklaroi të mërkurën Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke reaguar ndaj audiopërgjimit të publikuar nga opozita për lidhjet me krimin të Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Po ashtu, Kryeministri Edi Rama shpjegoi qëndrimin e mazhorancës lidhur me këtë çështje, ku sipas tij, maskarada e krijuar nga opozita meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, por edhe të hetimit dhe të ndëshkimit”.

“Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve dhe nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë kur cilido prej nesh vihet nën akuzë”, – tha Rama.

Por sipas tij, akuzat sot nuk vijnë nga organet e drejtësisë. “Por ato as mund të neglizhohen dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës, sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret, për të cilin dikush duhet të përgjigjet, jo me fjalë, por me burg”, – tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.