KM vendosi miratimin e deklaratës së synimit (SOI – Statement of Intent)

69

TIRANË, 16 maj /ATSH- I. Vata/ – Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e deklaratës së synimit (SOI – Statement of Intent), të Republikës së Francës për t’u bërë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave Aleate në Europë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, vendosi: “Miratimin e deklaratës së synimit (SOI – Statement of Intent), të Republikës së Francës për t’u bërë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, lidhur me mbështetjen e shtetit pritës për kryerjen e operacioneve dhe të stërvitjeve të NATO-s, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.