Gundogan, “dhurata” për Interin nëse arrin Championsin

81

TIRANË, 16 Maj/ATSH/ -Mesfushori gjerman i Manchester City, Ilkay Gundogan do të jetë “dhurata” që Suning do ti bëjë tifozëve të Interit në rast të kualifikimit në Champions League.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, gjermani është një objektiv i rëndësishëm i drejtorit Sportiv të Interit, Piero Ausilios nëse do të kapet vendi i katërt.

Operacioni nuk është aspak i lehtë, por Pep Guardiola po punon për të blerë lojtarë të tjerë dhe për ta zëvendësuar atë. Kështu që, ai pritet të largohet këtë verë nga Manchesteri.

Dëmtimet e kaluara duken një kujtim i largët dhe ai pa dëmtime bën diferencën në fushë.

Me biletën e Champions në xhep, zikaltërit mund të mendojnë të shpenzojnë edhe 40-50 milione euro për kartonin e ish-lojtarit te Borussia Dortmund: një blerje që do të rriste jo pak vlerën kualitative të mesfushes zikaltër.

Emra të tjerë për të cilët Interi është i interesuar, janë edhe Kovacic, Strootman, Vidal, William Carvalho dhe Rabiot.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.