FUTBOLL – Vdes ish-ylli anglez i futbollit Ray Wilson

117

LONDËR, 16 maj /ATSH-AFP/ – Ish-ylli i futbollit anglez, Ray Wilson, që fitoi Kupën e Botës 1966 me Anglinë, vdiq dje në mbrëmje në moshën 83-vjeçare, njoftoi sot ish-klubi i tij “Everton”, por pa dhënë detaje mbi arsyet e vdekjes.

Viti 1966 ishte arritja e tij më e madhe në futboll. Ish-mbrojtës i majtë në 63 seleksionime kishte fituar FA Cup me “Evertonin” para se të mundte Gjermaninë Perëndimore 4-2 në finalen e Botërorit në “Wembley”.

“’Everton FC’ është thellësisht i trishtuar pasi mësoi për vdekjen e Ray Wilson (…), padyshim një prej lojtarëve më të mirë që ka veshur fanellën blu mbretërore”, shkruan me keqardhje klubi i Premier Ligës në një komunikatë të publikuar në faqen e tij.

Ray Wilson, që lë pas gruan dhe dy fëmijët, ka qenë gjithnjë shumë i respektuar në dy klubet e tij, “Everton” dhe “Huddersfield”. Në atë pikë sa që ndeshja mes këtyre dy ekipeve angleze u quajt në prill, “Ray Wilson Day” (Dita e Ray Wilson). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.