FUTBOLL – “Chelsea” gjobitet për sjellje joetike të lojtarëve

155

LONDËR, 16 maj /ATSH-DPA/ – “Chelsea” është gjobitur me 20 000 paund (27 000 dollarë) për sjelljen e lojtarëve të tij gjatë barazimit të këtij muaji me “Huddersfield”.

Lojtarët e “Chelsea” u mblodhën rreth arbitrit, Lee Mason, në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes, pasi ai i ra bilbilit përpara se ata të ekzekutonin një goditje nga këndi.

Shoqata e Futbollit e gjobiti ekipin e “Chelsea” për shkak të sjelljes joetike të lojtarëve të tij kundrejt arbitrit Mason. /a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.